Mediat serbe: Djali i Joe Biden e ka marrë kancerin në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Djali i madh i zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, Beaue 46-vjeçar – i cili kishte shërbyer edhe në Kosovë në kuadër të forcave amerikane të KFOR-it – ka vdekur sot nga kanceri.

Mediat serbe nuk kanë vonuar që t’i hyjnë spekulimeve dhe të ngritin pyetje nëse ai ka mundur të sëmuret me kancer shkaku i uraniumit të bombave të NATO-s të lëshuara në Kosovë gjatë vitit 1999.

Mediat serbe thonë se nuk përjashtohet mundësia se Beaue e kishte marrë sëmundjen e kancerit në tru në kohën kur kishte shërbyer në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Tutje, këto media shkruajnë se këtë dyshim e rrit edhe më shumë fakti se pas vitit 1999 në Kosovë dhe Serbi, vende ku NATO kishte hedhur shumë bomba, janë shënuar shumë raste të sëmundjes së kancerit.

Djali i Bidenit gjithashtu ka marrë pjesë edhe në luftën amerikane të pushtimit të Irakut, para se të përfundonte karrierën ushtarake për t’u bërë avokat.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mediat-serbe-djali-i-joe-biden-e-ka-marre-kancerin-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala