Mediat serbe: BE i kërkon Serbisë që ta njoh Kosovën

Autori:Gazeta Fjala

Serbia të mërkurën në Bruksel ka marrë një lajm shokues. BE i ka kërkuar asaj njohje të drejtëpërdrejtë të Kosovës.

Gazeta serbe “Novosti” shkruan sot, se teksti i projekt-platformës për Kapitullin 35, i cili të mërkurën në Bruksel i është dorëzuar Marko Gjuriqit, Shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka 49 pikë, shumica e të cilave nuk janë neutrale ndaj statusit, por çojnë në njohjen e drejtpërdrejt të pavarësisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Në këtë dokument sipas kësaj gazete, propozohen të gjitha kurthet të cilave Beogradi kishte vështirësi t’u shmangej gjatë negociatave të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.

Veçanërisht e pafavorshme për Serbinë është pjesa që lidhet me sistemin e energjisë elektrike në Kosovë, sepse praktikisht kërkohet që të jetë një sistem unik dhe i vetëm, me qendër në Prishtinë.

Prishtina dhe Beogradi sipas këtij dokumenti do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje konkrete, për të cilat një pjesë e BE-së kërkon që ato të jenë marrëveshje në mes të dy shteteve, qëllimi përfundimtar i të cilave është normalizimi i marrëdhënieve, që dërgon në njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB, transmeton indeksonline.

Këtë projekt-platformë e ka komentuar edhe kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se ajo është krejtësisht e papranueshme për Serbinë. “Unë shpresoj se ai dokument i tmerrshëm nuk ka për t’u diskutuar”, ka thënë Vuçiq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mediat-serbe-be-i-kerkon-serbise-qe-ta-njoh-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala