Mediat nuk lejohen në mbledhjen e Senatit të UP-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbledhja e Senatit të Universitet të Prishtinës është duke u mbajtur pa praninë e mediave, pasi ato nuk po lejohen që të marrin pjesë në këtë takim përkundër urdhëresës që ministri i arsimit, Arsim Bajrami i kishte bërë Këshillit drejtues për t`i lejuar ato.

Dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli është kategorik që mediat të mos lejohen të marrin pjesë në këtë mbledhje.

E në kohën kur po mbahet ky takim, dhjetëra studentë po protestojnë para Rektoratit me kërkesat e njëjta për shtimin e afateve të provimeve.

Ata njëherësh po kërkojnë mos politizimin e këtij institucioni, njofton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mediat-nuk-lejohen-ne-mbledhjen-e-senatit-te-up-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala