Mediat botërore raportojnë për gazin në Kuvend

Situata e tensionuar në Kuvendin e Kosovës, shumë shpejtë ka përbërë lajm edhe në mediat ndërkombëtare.
Është televizioni amerikan “ABC News” ai që ka qenë ndër mediumet më të shpejta tjera ndërkombëtare që i ka dedikuar një shkrim të shkurtët.
Në këtë shkrim thuhet se deputetët e opozitës në Kosovës, përkundër kontrollit në hyrje, kanë arritur sërish që të fusin brenda gazin lotsjellës për të penguar punën në Kuvend, si kundërshtim ndaj marrëveshjeve të fundit të arritura me Serbinë.
Ndërsa, gjithashtu thuhet se jashtë Kuvendit janë duke protestuar qindra qytetarë.