Mediat botërore për protestën e mbrëmshme

Përleshja e mbrëmshme në mes policisë dhe aktivistëve të vetëvendosjes nuk ka kaluar pa rënë në sy të gazetave ndërkombëtare, transmeton Gazeta Fjala.
The Guardian, gazeta prestigjioze angleze për protestën e mbrëmshme shkruan:
“Protestuesit dhe policia kanë vazhduar përleshjet në Kosovë pas arrestimit të politikanit të mirënjohur opozitar, i cili hodhi gaz lotsjellsës në parlament, me qëllim të rikthimit të marrëveshjes së kufirit me Serbinë. Tym i madh i gazit lotsjellës e ka mbushur qendrën e Prishtinës kur policia po i largonte disa qindra protestues të cilët hidhnin gurë dhe gjësende drejt stacionit kryesor të policisë, në kërkim të lirimit të Albin Kurtit, anëtar i parlamentit dhe themelues i partisë opozitare “Vetëvendosje”.
Disa vetura të cilat u përkisnin autoriteteve shtetërore u dogjën, thotë një reporter nga Reuters.
Kurti u lirua më vonë. Arrestimi i tij u bë për shkak se hapi një gaz lotsjellës në parlament javën e kaluar, duke detyruar evakuimin e antarëve të parlamentit, në shenjë proteste të marrëveshjes me Unionin Evropian, e cila i jepte më shumë të drejta lokale minoritetit Serb”, thuhej ndër të tjerash në artikullin e The Guardian. /Gazeta Fjala/.