Mediat botërore: Opozita bllokon Kuvendin i cili mblidhet në restorant

Autori:Avdyl Pajaziti

Hedhja e sërishme e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e opozitës, në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, të premten ka zënë vend edhe në mediat botërore.

Ato kanë raportuar lidhur me këtë incident që ka ndodhur dhe pse po protestohet nga deputetët e opozitës. BBC nga Britania e madhe ka raportuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend me titullin “Deputetët protestojnë me gaz lotsjellës në Parlament”. Në këtë artikull raportohet edhe për arsyet e bllokadës dhe atë se kush po qëndron në krye të saj.

Edhe televizioni ndërkombëtar Euroneës i ka kushtuar vëmendje ngjarjeve në Kuvendin e Kosovës. Ai ka shpërndarë video nga momenti i hedhjes së gazit lotsjellës.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar gjerësisht për bllokadën në Kuvendin e Kosovës. Agjencitë kryesore të lajmeve botërore, Reuters, DPA, AP, AFP etj. raportojnë që Kosova tashmë është futur në një krizë të thellë politike. Sipas Reuters, “Parlamenti i Kosovës tash disa kohë është bllokuar nga opozita e cila Qeverinë e ka vënë në një pozitë të vështirë duke hedhur gaz lotsjellës në seancat plenare”, raporton Gazeta Blic.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton që mbrëmë pos në parlament ka pasur konflikt edhe mes protestuesve dhe policisë jashtë ndërtesës së Kuvendit. Pas mbajtjes së seancës në restoranin e Kuvendit të Kosovës, kjo agjenci ka cituar ish-Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradiajn të ketë thënë “Parlamenti nuk ekziston më”.

Haradinaj citohet të ketë thënë që Opozita do ta bllokojë punën derisa Qeveria të tërheqë marrëveshjet me Serbinë për të drejtat e komunitetit serb në Kosovë.

Për bllokadën e Kuvendit të Kosovës kanë raportuar të gjitha mediat botërore.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mediat-boterore-opozita-bllokon-kuvendin-i-cili-mblidhet-ne-restorant/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala