Me vetura zyrtare i bartin fëmijët (Foto)

Autori:Zekirja Shabani

Pikërisht ata që do të duhej të vinin drejtësi dhe ti mbanin përgjegjës ata që e keqpërdorin pasurinë e shtetit po duket se i keqpërdorin më së shumti veturat zyrtare.

Zëvendës Ministri i Drejtësisë, Lirak Qelaj, pasi ka përfunduar orarin zyrtarë të punës, ka parkuar veturën zyrtare me targë 3Z 003 05 para shkollës Mihajl Grameno në Fushë Kosovë.

Ndërkaq, një përfaqësues tjetër i drejtësisë është parë nga gazetarët e Gazetës Fjala, me veturë zyrtare me targë 4Z 164 03 ka marrë fëmijët në kopshtin e fëmijëve “Bota Magjike”, po në Fushë Kosovë.

Gazeta Fjala sjellë foto si dëshmi se si zyrtarët e shtetit i shfrytëzojnë veturat zyrtare jashtë orarit të punës. /Gazeta Fjala/

lirak qelaaj 2 lirak qelaj 1

4z copy

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/me-vetura-zyrtare-i-bartin-femijet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala