Më shumë thi se dhi në Kosovë

Autori:Zekirja Shabani

Në vendin me shumicë myslimane në Evropë, në Kosovë, sipas regjistrimit të fundit të bujqësisë, qytetarët më shumë rrisin derra se sa dhi. Në tërë territorin e Kosovës janë plotë 34,188 derra, apo 5,758 më shumë se që ka dhi.

Të dhënat e regjistrimit tregojnë se në Kosovë gjatë vitit 2014 ishin 28,430 krerë dhi, raporton Gazeta Fjala.

Në numrin e përgjithshëm të derrave të rritur në vend, nuk përfshihen derrat që rriten në komunat veriore të Kosovës. Asnjë nga fermerët e katër komunave të veriut nuk kanë pranuar ti regjistrojnë pasurit bujqësore të iniciuar nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkaq, në zonat tjera të Kosovës shumica e derrave janë rritur në rajonin e Prishtinës, që përfshinë 30 për qind të tyre, apo 11,186 krerë. Nëse krahasohet me numrin e dhive, del se ky regjion ka vetëm 7,271 krerë dhi.

Gjilani është rajoni i dytë me numrin më të madh të këtyre kafshëve, me 9,690 derra, derisa ka 5,522 dhi./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/me-shume-thi-se-dhi-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala