Më shumë ndërmarrje të regjistruara se vitin e kaluar

Autori:Gazeta Fjala

Agjencia e Statistikave të Kosovë (ASK) ka njoftuar se në tremujorin e tretë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 2,284 ndërmarrje, e që është rritje prej 19% krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Sipas agjencisë, numri i ndërmarrjeve të rgjistruara kryesisht ka qenë ndërmarrje tegtare me 27%, ndërmarrje prodhuese me 10%, bujqësi 10%, aktivitete dhe shërbime të tjera me 8.3%, ndërtimtaria me 7% dhe të tjera.

“Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1-4 (të punësuar) përbën rreth 2 232 ndërmarrje, ose 97.7% të ndërmarrjeve të reja; te kategoria me 5-9 të punësuar  janë 31 (1.4%) ndërmarrje; 10-19 të punësuar janë 16 (0.7%) ndërmarrje; 20-249 të punësuar janë 5 ndërmarrje (0.2%); ndërsa, në kategorinë tjetër (250+) nuk është asnjë ndërmarrje e regjistruar në këtë tremujor,” thuhet në raportin e ASK-së.

Prishtina është komuna ku u hapën më së shumti këto ndërmarrje, e pasuar nga Ferizaj, Prizreni, Gjilani, Peja dhe Mitrovica./Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/me-shume-ndermarrje-te-regjistruara-se-vitin-e-kaluar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala