Më shumë minerale e më pak rrymë

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga Prilli deri në Qershor në Kosovë është rritur sasia e mineraleve të nxjerra nga minierat dhe guroret. Në tremujorin e dytë të 2015’ës, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se industria nxjerrëse që përfshinë minierat dhe guroret ka shënuar rritje për 93.6 për qind krahasuar me tre muajt e parë të këtij viti.

Por Agjencia e Statistikave nuk ofron të dhëna për sasitë dhe llojet e mineraleve e produkteve tjera për të cilat ka bërë matjen e ecurisë dhe rritjes ose rënies në periudha.

Rritje, sipas raportit të ASK-së, “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë”, ka pasur edhe në industrinë  përpunimit me 2.9 për qind.

Ndërsa, gjatë kësaj periudhe kanë shënuar rënie furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar prej 21.8 për qind, si dhe furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave me 0.1 për qind.

Kjo anketë sipas ASK-së me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri nxjerrëse, përpunuese, furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/me-shume-minerale-e-me-pak-rryme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala