Me prokurorë frikacakë nuk luftohet korrupsioni

Autori:Avdyl Pajaziti

Njohës të fushës së sundimit të ligjit, përfaqësues politikë dhe analistë të pavarur, konsiderojnë se derisa funksionojnë lidhjet mes politikës dhe drejtësisë, nuk mund të ketë luftim efikas të krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend.

Ata i japin plotësisht të drejtë edhe adresimit kritik të prokurores Drita Hajdari, e cila ka paraqitur fakte dhe ka ngritur shqetësime për disa “prokurorë të turpshëm”, që janë në sistemin prokurorial të Kosovës.

Opozita kritikon edhe vetëlavdërimet e Qeverisë për korrupsionin. Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, thotë se kryeministri Mustafa ka harruar zotimet e tij për krijimin e kushteve të pavarura të sistemit të drejtësisë.

“Qeveria e Kosovës nuk është e gatshme ta luftojë korrupsionin dhe krimin. Shkalla e krimit të organizuar dhe korrupsionit po shkon duke u përtërirë dhe jo duke u zvogëluar”, tha ajo. “Shqetësimi më i madh janë prokuroria dhe gjykatat.”

“Mekanizma që duhet ta vendosin drejtësinë e që janë kapur nga politika, dhe në vend të tregimit të hapave konkretë, po tregohet e kundërta”, tha Haxhiu.

Në përgjithësi, prokurorët nuk janë aktivë dhe u mungon vetiniciativa për të ndjekur penalisht një rast. Kjo është arsyeja pse pothuajse të gjitha rastet janë iniciuar nga publiku apo ndonjë institucion.

Kënaqshmëria e publikut me prokurorin publik ka rënë nga 38 për qind në muajin prill në 21 për qind në muajin nëntor 2014. /Kosova Sot/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/me-prokurore-frikacake-nuk-luftohet-korrupsioni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala