Me një ese mund të bëhesh pronar i këtij hoteli (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Për drejtimin e një biznesi, të duhet mendjeprehtësi, financa, dedikim, pasion dhe… aftësi për të shkriuar ? Të duhet në qoftë se shpreson të drejtosh bujtinën Center Lovell në Lovell, Maine, SHBA.

Pas menaxhimit të bujtinës për më shumë se 20 vite, Janice Sage është duke kërkuar për të ia kaluar drejtimin dikujt tjetër. Por në vend se të bëhet sipas rrugës tradicionale me vendosjen në ankand, ajo ka vendosur që të zgjedhë drejtuesin e ri me anë të një ese-je 200 fjalëshe.

Tema e ese-së është, “Pse do të doja të isha pronar dhe të operoja me një bujtinë.” Pagesa për pjesëmarrje është 125 dollarë dhe Sage ka të drejtën e mbajtjes së parave që mblidhen në këtë kompeticion. Ajo shpreson të arijë 7500 aplikantë, nga e cila shpreson të mbledhë rreth 900,000 dollarë.

Bujtina Center Lovell, e cila është e ndërtuar në vitin 1805, qëndron në 12 ari tokë dhe ofron pamje të malit të bardhë dhe lumit Kezar. Ajo ka 10 dhoma të mysafirëve, një dhomë ngrënie e cila i zë rreth 40 persona.

Sipas rregullave të kompeticionit, aplikantët duhet të jenë mbi moshën 18 vjeçare, dhe ese-ja 200 fjalëshe duhet të përfundohet deri më 7 Maj. Pasi të kalon ‘deadline’, Sage do ti zgjedhë 20 ese-të që ajo i pëlqen më së shumti dhe pasta gjyqtarët anonim do të zgjedhin fituesin.

11042635_1562817433977883_1185482834_n

1214929705_8076

601632_705577-20150309_CtrLovell2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/me-nje-ese-mund-te-behesh-pronar-i-ketij-hoteli-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala