Më lirë bileta për Durrës se për Gjakovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Studenti Blendi Morina udhëton me autobusë një herë në javë nga Prishtina në Gjakovë. Këtë rrugë ai e bënë për të vizituar familjen, por Blendit i duhen të paktën 8 euro për të shkuar shkuar në vendlindje.

“ Jam student e mi marrin veç 4 euro se ndryshe bila prej Prishtine deri në Gjakovës është 5 euro që i bije se pa 10 euro nuk mund as të besh këtë rrugë”, thotë ai për Gazetën Fjala.

Por, një rrugë shumë të gjatë, madje edhe përtej kufijve të Kosovës me më pak shpenzime po e bëjnë qytetarët e Ferizajt.

Ata gjatë sezonit të verës nga qyteti i tyre mund t’i vizitojnë bregdetet e Shqipërisë me vetëm 6 euro.

Këtë çmim të bilës janë duke e ofruar vetëm kompanitë turistike te Ferizajt, pasi në mes tyre po zhvillohet një konkurrencës se ashpër.

Kompania turistike “Endriti”, tash e 6 vite mbanë linjën turistike Ferizaj-Durrës me çmim bilete prej  6 euro. Kësaj zbritjeje të çmimit detyrohen t’i nënshtrohen edhe kompanitë tjera që operojnë në Ferizaj, por ata akuzojnë kompaninë “Endriti” për siç thonë ata prishje të tregut.

Derisa, përfaqësues të kompanisë “Cufa Raisen”  kanë thënë Gazetës Fjala se bileta normale për Durrës ka qenë 10 euro por, siç thonë ata  është kompania “Endriti” që ka bërë zbritjen.

“Shpesh dëmtohemi, për arsye se Ministria e kërkon tatimin ndërkohë që çmimi prej 6 eurosh nuk i mbulon as shpenzimet tona”, thonë përfaqësues të “Cufa Reisen”.

Të pakënaqur me tregun janë shprehur edhe kompania “ Arditi Tours”, që mbanë linjën Prishtinë-Tiranë, për shkak se sipas tyre ky çmim nuk i mbulon shpenzimet.

“Është çmim që diskualifikon nga tregu, dhe dëmton tej mase kur dihen shpenzimet e larta” thonë nga ata.

E kompania “Azizi” për shkak siç e quajnë ata “destabilitetit të tregut” nuk mbajnë linjë turistike për Shqipëri. “Nuk kemi llogari, dhe prej pas mbarimit të luftës nuk mbajmë linjë për bregdet”  janë shprehur ata./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/me-lire-biletat-per-durres-se-per-gjakove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala