Me granatë sulmohet shtëpia e kryetarit të Leposaviqit

Autori:Avdyl Pajaziti

Një granatë dore është hedhur në oborrin e shtëpisë së kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, por nuk ka të lënduar në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në mëngjes rreth orës 02:10 në fshatin Soçanicë të Leposaviqit.

Zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar ngjarjen për Kosovapress, duke thënë se njësitë përkatëse të policisë kanë dal menjëherë në vendngjarje dhe janë duke punuar intensivisht në zbardhjen e incidentit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/me-granate-sulmohet-shtepia-e-kryetarit-te-leposaviqit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala