Me facebook mund të bisedosh me të gjithë

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas një kërkese për miqësi vjen kërkesa për mesazh.

Kjo është e reja që Facebook do të vendosë shumë shpejt në çatin e Messenger, me qëllimin që të rrisë përdorimin dhe popullarizimin e këtij aplikacioni, duke e çuar në nivelin e WhatsApp.

Shumë shpejt mund t’i dërgosh mesazh edhe një personi që nuk e kemi mes miqsh, duke e vizualizuar si “Kërkesë mesazhi”. Harrojini pra numrat e telefonit.

“Sot e vetmja gjë për të cilën keni nevojë të flisni në botë është emri i tij”, shkruan David Marcus, përgjegjësi i Messenger.

E në fakt edhe më herët mund t’i shkruaje në Messenger një personi që nuk e ke mik, por teksti kategorizohej tek kategoria “Mesazhet e tjera”, i aksesueshëm vetëm në kompjuter. Ndërsa me këtë të re, këto mesazhe do të shfaqen dukshëm.

/ Top Channel

– See more at: http://lajmi.net/facebook-mund-te-bisedosh-me-te-gjithe/#sthash.fICFijG4.dpuf

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/me-facebook-mund-te-bisedosh-me-te-gjithe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala