“Me anë të zgjerimit të konfliktit në Siri, Rusia synon të rris çmimet e naftës”

Autori:Avdyl Pajaziti

Autoritetet ruse kanë mohuar që sulmet që kanë filluar pesë ditë më parë kundër caqeve të ISIS-it në Siri kanë leverdi ekonomike për Rusinë.

Një artikull interesant që e kishte prekur këtë temë është publikuar vetëm një javë më parë, përpara se presidenti rus Vladimir Putin të urdhërojë nisjen e operacioneve ushtarake në Siri, me ftesë të qeverisë siriane, transmeton Indeksonline.

Sipas një interviste që “The Wall Street Journal” kishte realizuar me profesorin në Institutin Kërkimor për Paqe në Oslo, dhe ish-akademikun sovjetik, Pavel Baev, thuhet se Rusia me anë të konfliktit në Lindjen e Mesme rrit çmimin e naftës.

“Po, në Rusi rënia e çmimeve të naftës përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare”

“Mënyra e vetme për t’i ngritur çmimet e naftës, është zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme. Për shkak të interesave bazike të Rusisë, rajoni mbetet ende i paqëndrueshëm”, ka thënë Baev.

Ndërkaq, kryeminsitri rus Dimitri Medvedev i ka quajtur konspiracione pretendimet se Rusia po ndërhyn atje për ta mbrojtur tregun e vet të armëve, si dhe të pengojë përpjekjet e Katarit për ndërtimin e tubacioneve të gazit drejt Mesdheut, duke i zëvendësuar ato me furnizimet e gazit rus.

Ai ka thënë se Rusia nuk ka interesa globale ekonomike në Siri. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/me-ane-te-zgjerimit-te-konfliktit-ne-siri-rusia-synon-te-rris-cmimet-e-naftes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala