Me anë të letrës, iu jep kuptime tjera pamjeve të popullarizuara (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Big Benin e ktheu në orë dore, kurse London Eye në biçikletë. Është ky Rich McCor, i cili vetëm me letër të prerë dhe fotografim nga këndi i caktuar, iu japë objekteve një kuptim tjetër.

Artisti 28-vjeçar që punon për një agjenci kreative, e praktikon këtë art për një kohë, në përpjekje të nxjerrë një kuptim tjetër nga pamjet e zakonshme.

“Më së shumti më pëlqen fotografia me shishen e shampanjës” ka thënë McCor.

“I kam bërë mbi 50 fotografi, derisa e kam gjetur atë që duket se po del shampanja nga shishja”. /Telegrafi/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/me-ane-te-letres-iu-jep-kuptime-tjera-pamjeve-te-popullarizuara-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala