Më 9 shtator vendoset per azilkërkuesit

Autori:Avdyl Pajaziti

Samiti tjetër për azilkërkuesit, mes qeverisë vendore dhe qeverive të landeve gjermane pritet të zhvillohet më 9 shtator.

Sipas gazetës Fraknfurter Algemeine Zeitung (FAZ), samiti ishte menduar të zhvillohej në tetor ose nëntor, por për shkak të situatës emergjente, ai është zhvendosur në shtator.

Sipas FAZ, këtë herë do të diskutohet për azilkërkuesit nga Shqipëria dhe Kosova.

Bëhet fjalë për të vendosur nëse këto shtete do përfshihen në listën e vendeve të sigurta të origjinës.

Kjo do të thotë jo vetëm refuzim i kërkesës për azil, por edhe deportim më i shpejtë.

Një masë e tillë ka pasur efekt për shtete si Maqedonia apo Serbia.
Që kur u shpallën shtete të sigurta të origjinës, nuk ka pasur fluks drejt Gjermanisë.

Ndërkohë që numri i azilantëve nga Shqipëria dhe Kosova ka njohur një rritje prej 515 përqind këtë vit.
Në total janë 97 mijë azilkërkues nga Ballkani Perëndimor.

Në diskutim do jetë edhe mundësia që të shtohet stafi i atyre që përpunojnë kërkesat për azil, duke mundësuar deportim më të shpejtë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/me-9-shtator-vendoset-per-azilkerkuesit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala