Me 80 miliardë euro shpëtohet Greqia

Autori:Avdyl Pajaziti

“25 miliardë euro do të përdoren për rikapitalizimin e bankave, të cilat më pas do të privatizohen nën vëzhgimin e vendeve europiane.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, reagoi pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë, duke thënë se 80 miliardë euro do të jetë ndihma financiare në këmbim të reformës së plotë të pensioneve dhe disa ndryshimeve të tjera thelbësore.

“25 miliardë euro do të përdoren për rikapitalizimin e bankave, të cilat më pas do të privatizohen nën vëzhgimin e vendeve europiane. Duhet të mbështesim programin, pasi në të shkuarën kemi parë që ka pasur vështirësi në implementimin e programeve”, tha Merkel.

Në lidhje me pyetjen nëse Parlamenti grek do e miratojë këtë marrëveshje, Merkel tha: “Situata në Greqi është e tensionuar, por është në interesin e Greqisë të zbatojë marrëveshjen. Mendoj se besimi mund të rifitohet”.

/ Top Channel

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/me-80-miliarde-euro-shpetohet-greqia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala