Haliti merr mbështetje që Kosova të anëtarësohet në AP të Mesdheut

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në konferencën e organizuar nga Asambleja e Përgjithshme e NATO-s, ndërkaq më 17 dhjetor nisin procedurat për anëtarësimin e Kosovës në AP të Mesdheut.
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga nënkryetari Xhavit Haliti, gjatë pjesëmarrjes në konferencë ka zhvilluar një takim me presidentin e Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, Francesco Maria Amorosu, më të cilin u diskutua rreth anëtarësimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në këtë organizatë.
Po ashtu, delegacioni është duke zhvilluar takime edhe me personalitete nga skena politike e shtetit italian, BE-së, si dhe shteteve anëtare të NATO-s. /Telegrafi/