Më 10 qershor bëhet rivarrimi i eshtrave të Isë Boletinit

Kështu ka bërë me dije, Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, i cili udhëheq këshillin organizativ për ceremoninë e rivarrimit.
Demolli ka thanë se shumica e detajeve të ceremonisë kanë përfunduar, dhe se pritet që javën e ardhshme të finalizohet gjithçka, shkruan Epoka e Re.
Eshtrat e heroit Boletinit do ta nisin rrugëtimin nga Shtëpia e Pavarësisë në Vlorë për në vendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa nga aty do të nisen për në Isniq, në vendlindjen e Heroit Kombëtar.
Më datën 9 qershor, qytetarët kanë rastin që të bëjnë homazhe para eshtrave të heroit në Prekaz, kurse pasdite, me të njëjtën datë, do të jenë në Prishtinë.
Rrivarrimi i eshtrave të heroit do të bëhet në Mitrovicë, aty ku do të mbahet edhe ceremonia qendrore, në Stadiumin e Trepçës, për nder të heroit të kombit.