Më 1 tetor skadon afati për vazhdimin e patentë shoferit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar përmes një komunikate se më 1 tetor, skadon afati i aplikimit për vazhdimin e afatit të vlefshmërisë së patentë shoferëve, vlefshmëria e të cilëve u ka skaduar për më shumë se një vit.

Ligji për Sigurinë në Komunikacionin Rrugorë është në plotësim ndryshim dhe qytetarët kanë kohë deri më 1 tetor që të aplikojnë për vazhdimin e patentë shoferëve, transmeton Koha.net.

Bazuar në Vendimin Nr-ZK 10/23 të datës 15/04/2015 nga data 01/10/2015 në sistemin elektronik të aplikimit duhet të vendoset ndalesa administratve për moslejimin e aplikimit për të gjitha rastet që nuk kanë aplikuar me kohë, për të vazhduar afatin e vlefshmërisë së patentë shoferëve

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/me-1-tetor-skadon-afati-per-vazhdimin-e-patente-shoferit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala