Mbytet një 20 vjeçar në plazhin e Sarandës

Autori:Zekirja Shabani

Një 20-vjeçar nga Tirana humbi jetën pasi u mbyt teksa lahej në Plazhin e Ri në Sarandë

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30. Viktima Leonard Brahimllari ndodhej në plazh me shokët. Trupi i viktimës u nxor në breg nga pushuesit, por i pajetë.

Ai u transportua në spitalin e qytetit. Ende nukdihet shkaku i mbytjes së të riut, ndërsa hetimet mjeko-ligjore do të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për mbytje apo për infarkt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbytet-nje-20-vjecar-ne-plazhin-e-sarandes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala