Mbytet anija në brigjet e Italisë, 700 persona të zhdukur

Autori:Avdyl Pajaziti

Një anije me rreth 700 persona në bord është mbytur në kanalin e Siçilisë, 60 milje larg brigjeve të Libisë.

Sipas mediave italiane ende nuk ka të dhënë rreth rrethanave të ngjarjes.

Nuk dihet se për ku ishte nisur anija dhe çfarë mund të ketë shkaktuar mbytjen e saj.

Më shumë se 700 vetë ishin në bordin e një peshkarexhe.

Mendohet se rreth 700 persona që ishin në bord kanë humbur jetën.

Forcat detare italiane po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe kanë mundur të shpëtojnë 28 persona të mbijetuar.

Kjo është tragjedia më e madhe detare e ndodhur ndonjëherë në detin Adriatik.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbytet-anija-ne-brigjet-e-italise-700-persona-te-zhdukur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala