Mbyllet Samiti në Vjenë, Deklarata e përbashkët e pjesëmarrësve

Autori:Gazeta Fjala

Në përfundim të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministrat e rajonit kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku ata angazhohen për shkëmbime të ndërsjellë mes studentëve. – Të ndërmarrin veprime të përbashkëta në të gjithë rajonin, për të hedhur ura afrimi mes të rinjve, si një aspekt i rëndësishëm për integrimin europian, duke promovuar kështu vlerat europiane. – Të ndjekin shembujt më të mirë europianë, për të shëruar plagët e së shkuarës dhe ecur përpara, duke forcuar bashkëpunimin e duke marrë shembullin e Zyrës për të Rinjtë franko-gjermanë. – Krijimin e një Zyre Rajonale për Bashkëpunimin Rinor në Ballkanin Perëndimor, si një strukturë udhëheqëse, e cila do të koordinojë bashkëpunimin rajonal, e cila duhet të jetë finalizuar deri më 1 mars 2016. – Inkurajimin dhe ndihmën ndër të rinjtë në rajon, për të luftuar dhe distancuar veten e tyre nga fenomenet e racizmit, ksenofobisë dhe gjuhës së urrejtjes, diskriminimit në baza etnike, fetare dhe gjuhësore. – Ndërtimin e një platforme për shkollimin profesional në fushat e IT-së, infrastrukturës, turizmit dhe energjisë, në përputhje me nevojat specifike të vendeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbyllet-samiti-ne-vjene-deklarata-e-perbashket-e-pjesemarresve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala