Mbyllet rruga Prishtinë-Hani i Elezit  

Autori:Zekirja Shabani

Policia rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se të martën për 6 orë rresht do të jetë e mbyllur rruga nacionale Hani i Elezit-Prishtinë tek vendi i quajtur “Gryka e Kaçanikut”.

Mësohet se njëra korsi e kësaj rruge është jashtë funksionit për shkak të shembjes të dheut në atë pjesë.

“Ju njoftojmë se Ministria e Infrastrukturës, me datë 31.03.2015,nga ora 10:00 deri në orën 16:00, do ta mbyllë rrugën nacionale N2 Hani i Elezit – Prishtinë, në Grykën e Kaçanikut, me qëllim të largimit të erodimeve, pasi që njëra korsi e saj është jashtë funksionit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se gjatë kohës derisa janë duke u ekzekutuar punimet në hapjen e rrugës, Policia e Kosovës do të merret me menaxhimin e trafikut, duke e orientuar atë në drejtim të rrugës rajonale Glloboçicë-Doganaj.

“Luten qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe t’i shfrytëzojnë rrugët alternative të shënuara më lart, si dhe të planifikojnë më herët kohën për arritjen në destinacionet e planifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbyllet-rruga-priishtine-hani-i-elezit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala