Mbyllet kufiri Kroaci-Hungari për emigrantët

Autori:Gazeta Fjala

Hungaria do ta mbyllë kufirin e saj me Kroacinë për emigrantët në mesnatë, një muaj pasi të njëjtën gjë e ka bërë me kufirin me Serbinë, ka njoftuar sot ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Szijjarto, një ditë pas përfundimit të punëve në ndërtimin e rrethojës së re kundër emigrantëve, përcjell “zeri.info” informacionin e publikuar nga mediet e huaja.

Më shumë se 170.000 emigrantë kanë hyrë në Hungari përmes Kroacisë që nga 15 shtatori, datë kur Budapesti ka mbyllur kufirin me Serbinë.

E kritikuar për këto masa, Hungaria thotë se po i kryen obligimet e saj për mbrojtjen e kufirit të jashtëm të Bashkimit Evropian. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbyllet-kufiri-kroaci-hungari-per-emigrantet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala