Mbyllet Agon Channel, akuzohet Qeveria Rama

Autori:Gazeta Fjala

Gazetarja që pushtoi ekranin italo-shqiptar, me programe e lajme nga mëngjesi në darkë, i ka thënë Mirupafshim aventurës në televizionin ku u zhvendos pas largimit në vitin 2013 nga Abc News.

Sonila Meço, atë kohë mori me vete dhe bashkëshortin e saj Drinin dhe të dy, u kthyen në krahun e djathtë të Francesco Becchetti-t.

Biznesmeni italian u vuri në dispozicion gjithçka, madje dhe vetë stafi u përzgjodh nga çifti në fjalë, deri sa sot, Sonila e njohur ndryshe si fytyra e Agon Channel, ka dhënë lajmin që sigurisht nuk do të donte ta besonte, transmeton zeri.info

E vërteta është që sot (e shtunë), sipas njoftimeve të Agon Channel, OSHEE ka vendosur t’i presë dritat kanalit që u mor me denoncimin e informalitetit, korrupsionit e skandaleve të qeverisë Rama.

Në kushtet kur pronari Becchetti është në kërkim për pastrim parash, ky televizion që edhe punonjësit i ka ende pa paguar, do të mbyllë transmetimet për një kohë të pa caktuar.

Ose e thënë ndryshe, sipas Sonilës, deri kur të ndërrohen pushtetet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbyllet-agon-channel-akuzohet-qeveria-rama/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala