Mbyllen pompa të benzinës në të gjithë Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Inspektorati i Tregut ka filluar aksionin për mbylljen e pikave shitëse me pakicë të karburanteve të lëngëta të naftës të cilat ushtrojnë veprimtarinë afariste pa licencë valide. Aksioni ka filluar në regjionin e Prishtinës dhe do te vazhdojë në gjithë vendin.

Spas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ushtrimi i veprimtarisë afariste në sektorin e naftës pa licencë valide paraqet shkelje të dispozitave të Ligjit Nr.2004/5 Për Tregtinë me Naftë dhe Derivate të Naftës në Kosovë, prandaj një veprim i tillë do të ndalohet nga inspektorati i tregut. “Ndaj atyre operatorëve ekonomikë do të ndërmerren masa konform dispozitave dhe ligjeve në fuqi”, ka tërhequr vërejtjen MTI.

Qëllimi i këtij aksioni është zbatimi i ligjeve në fuqi, parandalimi i ekonomisë jo formale, eliminimi i konkurrencës jo të drejtë tregtare.

“Me këtë rast inkurajojmë të gjithë operatorët ekonomik të cilët merren me këtë veprimtari që të pajisen me licencë valide, të cilat lëshohen nga organet kompetente të MTI-së, në të kundërtën Inspektorati i Tregut do të vazhdojë me aksionin në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, apeloi MTI.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbyllen-pompa-te-benzines-ne-te-gjithe-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala