Mbrojtja e Kurtit parashtron ankesë

Autori:Gazeta Fjala

E caktuar sipas detyrës zyrtare, avokatja e Albin Kurtit, Hedije Ademi, gjatë ditës së sotme pritet që ta dorëzoj ankesën ndaj caktimit të masës së paraburgimit për deputetin Kurti.

Ademi ka bërë të ditur për “Zërin”, se ankesën, sipas ligjit, ka të drejtë që ta parashtroj brenda 24 orëve pas marrjes së vendimit për paraburgim dhe si të tillë, ajo ka thënë se ankesën do ta dorëzoj gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Gjykata Themelore më saktësisht gjyqtari i procedurës parapake, Vehbi Kashtanjeva, mbrëmë e ka caktuar paraburgimin ndaj deputetit Kurti dhe atë pas kërkesës së prokurores së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Fikrije Fejzullahu.

Albin Kurti është arrestuar dje pasdite në zyrat e lëvizjes Vetëvendosje dhe atë pas ndërhyrjes së forcave të rendit me ç’rast janë arrestuar rreth 100 aktivistë të tjerë. Kurti është arrestuar ngase tash e gati dy javë për të dhe tre deputetë të tjerë, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, ishte lëshuar urdhërarrest.

Pos për Kurtin, urdhërarrest ishte lëshuar edhe për Donika Kadaj Bujupin e cila njashtu është në paraburgim si dhe deputetët Albulena Haxhiu e Faton Topalli të cilët akoma konsiderohen se janë në arrati. /ZËRI/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbrojtja-e-kurtit-parashtron-ankese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala