Mbrojtja e Ivanoviqit kërkon ndihmë profesionale nga Beogradi

Autori:Avdyl Pajaziti

Avokati i Oliver Ivanoviqit, Lubomir Pantoviq, ka thënë se mbrojtjen për Ivanoviqin do ta intensifikojë edhe më shumë duke kërkuar ndihmë profesionale nga Beogradi.

“Ne jemi tërësisht të vullnetshëm për të ndihmuar”, ka thënë Pantoviq në një debat të hapur i quajtur “Klubi Social Mitrovica” në Mitrovicë, duke shtuar se ka vend për ndihmë nga Beogradi në procesin e mëtutjeshëm. Ai ka konfirmuar se tashmë se mbrojtja e Ivanoviqit ka kontaktuar disa prej avokatëve më eminentë dhe zyrat e avokaturës në Beograd, transmeton KP.

“Në procesin e mëtutjeshëm të gjykimit ndaj Ivanoviqit ne do të kërkojmë ndihmë nga njerëzit që kanë më shumë përvojë se ne në Mitrovicë”, ka thënë ai.

Po ashtu, Pantoviq tha se mund të krijohet edhe një ekip ligjor në Beograd, që do të analizojë gjykimin ndaj tij për të ndihmuar në apelimin e vendimit.

Ndërkaq, shkrimtari dhe gazetari nga Kosova Zhivojin Rakoçeviq, ka thënë se EULEX-i po bën një gabim shumë të madh, pasi sipas tij, misioni i BE-së po tenton që të bëj një balancë me krime kryera nga shqiptarët.

Oliver Ivanoviq është dënuar me 9 vjet burg nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi u shpall fajtor për krime të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë kohës së luftës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbrojtja-e-ivanoviqit-kerkon-ndihme-profesionale-nga-beogradi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala