Mbreti i Jordanisë pritet me masa ta larta të sigurisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka arritur në Kosovë mbretit i Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein. Ai është pritur në mënyrë ceremoniale nga presidentja e Kosovës, Atifeteje Jahjaga.

Për dallim me pritjet e mëparshme ceremoniale, kjo e fundit është duke u mbajtur nën masa të rrepta të sigurisë.

Si pasojë e ngjarjeve të fundit në Kuvend, ku Opozita hodhi gaz lotsjellës dhe, pas përleshjeve me policë jashtë objektit të Kuvendit, kjo ceremoni pritëse, përveç pjesëmarrjes së gardës së FSK-së, përreth është duke u vëzhguar edhe nga njësitë speciale të Policisë, lajmi.net.

Mbreti Abdullah do të qëndrojë në Kosovë, ku do të takohet me përfaqësues të lartë të shtetit.

12248799_10207494072541178_2102946723_n

12226411_10207494072581179_262127961_n

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbreti-i-jordanise-pritet-me-masa-ta-larta-te-sigurise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala