Mbreti Abdullah: Jemi para Luftës së Tretë Botërore

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein në një konferencë për media gjatë vizitës që po zhvillon në Kosovë ka thënë se është i lumtur me përparimin që ka bërë Kosova që nga paslufta.

“Është kënaqësi të jem përsëri këtu dhe të shoh ndryshimet që janë bërë në Kosovë”.

Ai ka theksuar se Kosova është shembull i tolerancës fetare, ndërsa ka komentuar sulmet e Parisit, që i ka quajtur shpërfaqje të tmerrit të terrorizmit, njofton Klan Kosova.

“Kosova reflekton vlerat më të mira, vlera të cilat duhet t’i reflektojmë të gjithë”.

“Sulmet e tmerrshme të Parisit tregojnë se grupet terroriste nuk respektojnë asnjë ligj në botë”.

“I thashë presidentes Jahjaga se ne jemi pak para Luftës së Tretë Botërore”, transmeton KlanKosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbreti-abdullah-jemi-para-luftes-se-trete-boterore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala