Mbrëmë u arrestuan edhe tre aktivistë të VV-së në Istog

Autori:Gazeta Fjala

Lëvizja Vetëvendosje njofton se rreth orës 21:00, Policia e Kosovës ka arrestuar në Istog tre aktivistë të këtij subjekti politik teksa të njëjtit po shkruanin parulla në qytet.

“Isa Mustafa po e kthen në Kosovë kohën kur shqiptarët arrestoheshin vetëm pse shkruanin parulla. Por qytetarët nuk do ta pranojnë kthimin e masave të dhunës”, thuhet në reagimin e këtij subjekti politik.

Kohë më parë, kur ky subjekt politik pati organizuar protesta për të kundërshtuar tërheqjen prapa të ligjit për “Trepçën”, protesta të cilat patën eskaluar në dhunë dhe protestuesit patën thyer xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, Dardan Molliqaj, sekretar organizativ në VV, pati deklaruar se dëmtimi i pronës publike dhe private është pjesë e demokracisë.

Ndryshe, aktivistët e arrestuar, sipas Vetëvendosjes, janë Premton Ibërdemaj, Endrit Shatri dhe Agon Avdylaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbreme-u-arrestuan-edhe-tre-aktiviste-te-vv-se-ne-istog/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala