Mblidhet PDK-ja për të diskutuar Specialen (Foto)

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) së bashku me liderin e kësaj partie Hashim Thaçin tashmë kanë arritur në zyret e grupit parlamentar të kësaj partie në Kuvend, ku pritet të mbajnë mbledhjen e cila ishte paraparë për dje, raporton Indeksonline.
Gjatë kësaj mbledhje do të diskutohet rreth themelimit të Gjykatës Speciale, ku siç dihet tashmë disa nga deputetët e PDK-së po vazhdojnë ta kundërshtojnë themelimin e saj.
Duke hyrë në zyre janë parë lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, deputetja Ganimete Musliu, shefi i Grupit Parlamentar, Adem Grabovci, Blerta Deliu-Kodra, Enver Hoxhaj dhe deputetë tjerë./Indeksonline/