Mblidhet Kuvendi,Specialja s’është në rend të ditës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kuvendi i Kosovës sot zhvillon seancë të rregullt, por në rend të ditës as këtë herë nuk e ka amendamentin kushtetues, që do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale aq të debatuar brenda e jashtë vendit.

Ajo si rendomë do të nisë me pikët Deklarime jashtë rendit të ditës dhe Pyetje parlamentare, e pastaj do të vazhdojë me nterpelancën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.

Ndërkohë deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë Projektligjin për digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore, pastaj do të bëjnë zgjedhjen e pesë anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mblidhet-kuvendispecialja-seshte-ne-rend-te-dites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala