Mblidhet Kryesia e Kuvendit, përgatit seancën plenare të radhës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban sot mbledhjen e saj, në rend dite të së cilës, mes tjerash, është edhe përgatitja për seancën plenare të radhës.

Puna e Kuvendit ka kohë që është bllokuar nga tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës , seanca do të fillojë nga ora 11:00.

Nga ueb-faqja e Kuvendit mësohet se, paraprakisht, në orën 10:00, mbledhje do të mbajë Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport.

Ja rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme

2. Përgatitjet për seancën plenare:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut,

5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim: “KSV/018: Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë në Rajonin e Mitrovicës”,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr. 04/L-194,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-237,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë fetare në Kosovë,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mjekësinë Ligjore,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për patentë shofer,

16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës,

17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik,

18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për letërnjoftimin,

19. Zgjedhja e një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

20. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

21. Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,

22. Emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,

23. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Konsullor, të misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës,

24. Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2014,

25. Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015,

26.Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për personat e verbër,

27. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014,

28. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Integrimeve Evropiane për vitin 2014,

29. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të performansës për mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave zyrtare, si dhe raportit të auditimit të pasqyrave financiare për Ministrinë e Administratës Publike, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës për vitin 2014,

30. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me pozitën aktuale të prodhuesve dhe përpunuesve në industrinë e qumështit,

31. Kërkesa e kryetarit të Komunës së Prishtinës për dhënien e pëlqimit për rinovimin e sheshit

“Adem Jashari” në Prishtinë,

32. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës,

33. Propozimi i G/P të Listës Serbe për zëvendësimin e nënkryetarit të dytë në Komisionin për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mblidhet-kryesia-e-kuvendit-pergatit-seancen-plenare-te-radhes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala