Mblidhen 300 nënshkrimet e para të peticionit për vizat

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), i përkrahur edhe nga organizatat partnere ka nisur nënshkrimin e një peticioni nëpërmjet të cilit qytetarët do të kërkojnë nga autoritetet e BE-së dhe nga Qeveria që sa më parë t’i krijojnë kushtet për liberalizimin e vizave.
Visare Aliu nga KFOS ka bërë me dije për ‘Epokën e re’ se në ditën e parë të këtij peticioni janë përgjigjur 300 qytetarë.
KFOS ka bërë me dije se mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë dy javë dhe organizatat partnere të kësaj fushate ditët e para dotë jenë me nga dy pika të vendosjes për mbledhje të nënshkrimeve në secilën nga shtatë komunat e mëdha.