Mbledhja e dytë Kosovë- Shqipëri me 23 mars

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi kanë vendosur të mbajnë mbledhjet e përbashkët të dy Qeverive më 23 mars të këtij viti. Mbledhja pritet të mbahet në Tiranë.
Në mbledhjen e fundit të dy Qeverive në Prizren janë nënshkruar disa marrëveshje, të cilat ende nuk janë realizuar.
Ndryshem, Bushati do të takohet edhe me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga si dhe me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.