Mbledhja e deputetëve të PDK-së shtyhet për të Mërkurën

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës e cila ishte raportuar se do të mbahet sot, u tha se do të mbahet të mërkurën, e jo sot.
Kështu konfirmoi për Telegrafin shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.
Ai tha për Telegrafin se mbledhja e rregullt e GP të PDK-së mbahet të mërkurën, ndërsa për sot nuk është thirrur kurrfarë mbledhje.