Mbi njëqind veta tentuan regjistrimin në UP nëpërmjet falsifikimeve

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbi njëqind maturantë kanë tentuar që të regjistrohen në Universitetin e Prishtinës, këtë vit akademik, nëpërmjet falsifikimit të pikëve nga shkollimi i mesëm.

Kjo gjë ka ndodhur në së paku njëmbëdhjetë fakultete, nga trembëdhjetë sa janë në kuadër të UP-së, bëjnë të ditur burime të “Kohës Ditore”, brenda universitetit.

Dy fakultetet e vetme ku nuk ka pasur raste të falsifikimit të pikëve, me qëllim të regjistrimit në UP janë Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, si dhe Fakulteti i Mjekësisë, ndonëse aty viteve të kaluara ka pasur raste kur kandidatët kanë falsifikuar edhe përkatësinë etnike, vetëm sa për t’u regjistruar në Mjekësi.

Drejtuesit e UP-së i kanë konfirmuar këto raste, por kanë thënë se “numri i tyre është i vogël”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbi-njeqind-veta-tentuan-regjistrimin-ne-up-nepermjet-falsifikimeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala