Mbi Elbasan fillon patrullimi me helikopter

Autori:Gazeta Fjala

Përgatitjet për ndeshjen Shqipëri- Serbi, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian të Futbollit, Francë 2016, pritet të shoqërohen me masa të forta sigurie.

Masat e sigurisë kanë filluar qysh nga sot mbi qytetin e Elbasani. Siç duket nga kjo video një helikopter i Ministrisë së Brendshme po patrullon në Elbasan, një ditë para ndeshjes. Patrullimi, konsiston me kontrollin e gjithë zonës në Elbasan Arena dhe rrugës Tiranë – Elbasan, raporton javanews.

Ashtu sikurse është lajmëruar masat e sigurisë do të shtrihen jo vetëm gjatë ndeshjes në stadiumin e Elbasanit, por që nga momenti i mbërritjes së delegacionit serb në Rinas, transporti drejt Tiranës, në hotel dhe gjatë lëvizjes drejt Elbasanit.

https://youtu.be/SI1AncSlrD0

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbi-elbasan-fillon-patrullimi-me-helikopter/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala