Mbi 62 për qind e nxënësve e kanë kaluar testin e arritshmërisë

Ministria e Arsimit ka bërë publikë rezultatin e testit të arritshmërisë, i cili është mbajtur më 22.05.2015, ku në nivel të përgjithshëm 62,6 për qind e nxënësve e kana kaluar testin. Këtij testi i janë nënshtruar 34 mijë nxënës të cilët janë monitoruar nga 364 komisionar. Ky teste është mbajtur në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake.
“Rezultati më larë është shënuar në lëndën e gjuhës Anglezë 85,8 për qind. Informatikë 72.6 për qind ndërsa në lëndë të tjera si Gjuhë amatore 63,3 për qind. Matematik 63.8 për qind”, ka thënë Këshilltari i ministrit të arsimit, Azem Guri.
Zyrtarë të MASHT kanë vlerësuar të suksesshëm procesin e mbajtjes së pjesës së parë të ketij testi. /Gazeta Fjala/.