Mbi 55 milionë euro, për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Autori:Zekirja Shabani

Mbi 55 milionë euro janë ndarë nga Instrumenti i Para Anëtarësimit (IPA) për sundimin e ligjit në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, sipas të cilit, Ministria që ai drejton ka koordinuar në tërësi programimin e këtyre fondeve dhe se jetësimi i projekteve të parapara në këtë sektor pritet të ndodh ndërmjet viteve 2016-2018.

Sa i përket nën sektorit të drejtësisë, ai ka bërë të ditur se mbi 24 milionë euro janë të destinuara për mbështetje e mëtejshme të reformës se gjyqësorit në Kosovë, si dhe mbështetjen e mëtejshme në reformën e arsimit ligjor.

Ndërkaq, kur është fjala për nën sektorin e punëve të brendshme, për mbështetjen e tij janë ndarë 13 milionë euro.

Me këto mjete, ministri Çollaku njofton se do të mbështeten këto prioritete, që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar, regjistrimin civil dhe sigurinë e dokumenteve, si dhe mbështetje për reformën e Policisë së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbi-55-milione-euro-per-forcimin-e-sundimit-te-ligjit-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala