Mbi 4 mijë 300 euro për dreka zyrtare

Autori:Avdyl Pajaziti

Komuna e Istogut të cilën e udhëheq Haki Rugova, ka shpenzuar hiq me pak se 4.343 euro për dreka zyrtare në tremujorin e parë të këtij viti, më saktë në periudhën janar-mars 2015.

Kjo konfirmohet nga raporti financiar i kësaj komune të cilën e ka KD-ja. Duke iu referuar këtij raporti, Istogu, në po të njëjtën periudhe të vitit të kaluar kishte shpenzuar me pak ose 2.886 euro. Për dallim nga kjo, komune ka rritur shpenzimet në kategorinë e investimeve kapitale nga 37. 580 sa kanë ishin vjet për periudhën janar-mars në 49.193 sivjet.

Drejtori i Buxhetit…i kësaj komune, Hysni Maxharraj, ia ka konfirmuar KD-së, se aty këtu ka pasur rritje të shpenzimeve në disa kategori, por gjithçka ka qenë sipas planit dhe dinamikës së paraparë dhe se janë shpenzuar mjete që janë nevojitur dhe nuk janë vlera të mëdha, krahasuar me nevojat që ka pasur Komuna.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbi-4-mije-300-euro-per-dreka-zyrtare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala