Mbi 32 mijë biznese përfitojnë nga falja e borxheve

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyrat rajonale të Administratës Tatimore të Kosovës shumë shpejt mund të stërmbushen nga përfaqësues të kompanive që përfitojnë nga falja e borxheve me vendimin e nxjerrë nga qeveria, raproton KTV.

Vetëm në këtë administratë numri i bizneseve që do të përfitojnë nga falja e borxheve tejkalon 32 mijë. Sakip Imeri ka bërë të ditur se gati po aq biznese janë edhe në pjesën e borxheve që lidhen me vitet 2009-2014. Ndërkaq afati për shlyerjen e pagesës apo arritjen e marrëveshjes për pagimin e borxhit me këste është nga 2 shtatori i këtij viti, deri në po të njëjtën datë të vitit të ardhshëm.

Kurse borxhlinjtë që i kanë vetëm 100 euro borxh do t’u falet automatikisht borxhi.

Nga ana tjetër, shoqëria civile ka vlerësuar se vendimi i marrë nga qeveria i mbulon dështimet e kompanive publike për t’i mbledhur borxhet e grumbulluara vit pas viti.

Numri më i madh i borxhlinjve llogaritet të jetë në Administratën Tatimore të Kosovës dhe në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbi-32-mije-biznese-perfitojne-nga-falja-e-borxheve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala