Mbi 30 milionë euro për shpronësimin e Brezovicës

Autori:Gazeta Fjala

Nga buxheti i shtetit deri më tani janë paguar miliona euro për projektin e Brezovicës. Por, fatura që shteti do të paguajë ende për shpronësimin e tokave, në të cilat do të ndërtohet resorti Brezovica, pritet të kalojë shifrën e 30 milionë eurove. Javën e kaluar ka përfunduar edhe vlerësimi i pronës së paluajtshme.

Gazeta “Zëri” ka mësuar se pritet në total të shpronësohet sipërfaqja prej 3092 hektarësh dhe mbi 70 objekte. Vlerësimi i pronave është bërë nga vlerësuesit e licencuar, nën mbikëqyrjen e ekspertit ndërkombëtar, Mike Mc Dermott.

Nga Ministria e Financave, më saktësisht Zyra për Vlerësimin e Pronës së Paluajtshme në Departamentin e Tatimit në Pronë, thonë se janë të obliguar për ta bërë vlerësimin e të gjitha pronave të paluajtshme, të cilat janë objekt i procedurës së shpronësimit.

Po ashtu, nga ky Departament kanë bërë të ditur se kanë përfunduar edhe llogaritjen e dëmeve që kanë të bëjnë me shpronësimin në bazë të kërkesave, të cilat vijnë nga organet e ndryshme shtetërore për shpronësim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbi-30-milione-euro-per-shpronesimin-e-brezovices/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala