Mbi 30 mijë firma të afaristëve shqiptarë në Itali

Autori:Avdyl Pajaziti

Numri i bizneseve individuale me menaxherë shqiptarë në veçanti dhe të huaj në përgjithësi shtohen nga viti në vit në Itali.

Sipas një studimi të „Unioncamere”, duke analizuar regjistrat e Dhomave të Tregtisë në fund të vitit 2014 numërohen 335.447 biznese individuale me menaxherë të huaj, 19.733 më shumë se një vit më parë.

Bizneset e shqiptarëve kanë arritur numrin prej 30.703, dhe në një vit janë shtuar për 327.
Ndër komunitetet e të huajve shqiptarët renditen të tretët për numër biznesesh, pas marokenëve (me 64.300 sipërmarrje) dhe kinezëve (47.020). përcjell shqiptariitalisë, transmeton albinfo.ch.

Sektori që sheh përqendrimin më të lartë të sipërmarrjeve të shqiptarëve, mbi 75% dhe ku ata renditen të parët mes jokomunitarëve mbetet ndërtimi, në të cilin punojnë 23.296 shqiptarë.

Përsa u përket sektorëve të tjerë, ku shqiptarët renditen ndër pesë komunitetet e para për numër sipërmarrjesh, rezulton që 1.140 shqiptarë kanë bizneset e tyre në industri, 1.049 në hoteleri e turizëm, 588 në bujqësi e peshkim, 560 në transport, 1.604 në agjenci udhëtimesh, shërbimesh për ndërmarrjet dhe shërbime të tjera.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbi-30-mije-firma-te-afaristeve-shqiptare-ne-itali/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala