Mbi 3,500 raste të korrupsionit gjatë vitit 2014

Autori:Avdyl Pajaziti

Organet e drejtësisë kanë treguar efikasitet të dobët në vitin 2014 në zgjidhjen e rasteve kundër korrupsionit. Ky është vlerësimi i Lëvizjes Fol, e cila përmes përfaqësuesit të saj Fidan Kalaja ka prezantuar të dhënat vjetore të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave në luftim e korrupsionit në Kosovë.

Kalaja ka thënë se organet e drejtësisë kanë pranuar 3526 raste që kanë të bëjnë me vepra penale të korrupsionit, marrje dhe dhënie të ryshfetit dhe nga të cilët janë arrestuar 63 persona. Në zgjidhjen e këtyre rasteve sipas Kalajës ka mungesë edhe të vullnetit politik.

“Të dhënat për lëndët e korrupsionit tregojnë se Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Gjykatat gjatë vitit 2014 kanë trajtuar dhe pranuar në punë gjithsej 3526 lëndë të korrupsionit. Nga këto lëndë policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe raportuese ka trajtuar 557 raste ku për veprën penale të korrupsionit marrje të ryshfetit ka trajtuar 22 raste, për dhënie të ryshfetit 47 raste dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjithsej 488 raste”.

Drjetues të FOL kanë treguar edhe për punën e gjykatave duke thënë se ato gjatë periudhës së njëjtë raportuese kanë pranuar në punë gjithsej 982 raste, ku për veprën penale të korrupsionit, marrje e ryshfetit ka pranuar në punë 126 raste dhe kanë zgjidhur 36 raste, për dhënie të ryshfetit 66 raste dhe ka zgjidhur 25 raste si dhe për keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar 790 raste dhe ka zgjidhur 194 raste.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbi-3-mije-e-500-raste-te-korrupsionit-gjate-vitit-2014/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala