Mbi 235 mijë aplikacione për legalizim të objekteve në Prishtinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Procesi i regjistrimit për legalizimin e objekteve pa leje në komunën e Prishtinës, por edhe në të gjithë Kosovën do të përfundoj me 11 qershor.

Sipas zyrtarëve nuk do të ketë shtyrje të afatit për regjistrim, përderisa në nivel vendi, për regjistrim të ndërtimeve pa leje deri më tani kanë arritur mbi 235 mijë aplikacione. Ndërsa vetëm në Prishtinë numri për regjistrim të objekteve, ka arritur në rreth 45 mijë.

Kanë mbetur edhe tre javë kur do të përfundoj afati ligjor për aplikim për regjistrimin e objekteve të ndërtuara pa leje. Shefi i sektorit të urbanizmit Hazir Zhitia tha për Radio Kosovën, se në komunën e Prishtinës procesi është i suksesshëm. Sipas tij, deri më tani në komunën e Prishtinës, janë pranuar rreth 45 mijë kërkesa për legalizim të objekteve.

“Numri i regjistrimeve ka arritur në rreth 45 mijë, është numër i përgjithshëm i të gjitha ndërtimeve në territorin e Komunës së Prishtinës, duke llogaritur edhe fshatrat dhe zona të tjera të qytetit pa leje të regjistruara, kjo është një shifër e ndërtimeve pa leje në të gjitha kohërat në territorin e komunës së Prishtinës”.
Zhitia bëri të ditur se të gjitha aplikacionet do të trajtohen, por do të legalizohen vetëm ato që i plotësojnë kushtet.

Zyrtarisht me 11 qershor do të përfundoj afati i aplikimit për regjistrim të ndërtimeve pa leje, projekt ky që e mbart Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor. Shef i divizionit

për ndërtime në këtë ministri, Xhemajl Metolli bënë të ditur për Radio Kosovën se deri më tani në nivel vendi kanë arritur për regjistrim mbi 235 mijë aplikacione. Sipas tij, nuk do të ketë shtyrje të afatit në këtë proces.

“Shtyrje të afatit nuk do të ketë për regjistrim pas datës 11 qershor, dhe pas asaj date deri me 16 shtator koha do të shfrytëzohet për shqyrtimin e ankesave të mundshme të qytetarëve rreth asaj se a janë përfshirë në regjistër apo jo për trajtimin e ndërtimeve pa leje”.
Komunat veriore dhe komuna e Podujevës janë të vetmet që nuk i janë përgjigjur këtij procesi tha Metolli.

Ai tha se janë duke shikuar mundësinë që të diskutojnë, se pse një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ndryshe, procesi i regjistrimit për ndërtimin e objekteve pa leje, është dashur të përfundoj në shkurt të këtij viti, por është shtyrë për shkak të kërkesave të mëdha për aplikim për regjistrim të objekteve pa leje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mbi-235-mije-aplikacione-per-legalizim-te-objekteve-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala